Vdiq një person që ishte goditur nga një veturë në Gjakovë

Ka vdekur një person që ishte goditur nga një veturë në lëvizje para pesë ditësh në Gjakovë. Viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare, por nuk ka arritur t’I përballoi lëndimet e marra.

Sipas policisë, trupi i pjete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Hysni Dobruna, Gjakovë / 12.06.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra, me 16.06.2024 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Back to top button