Vdiq një polic nga Drenasi

Sot ka vdekur polici Xhemajl Muja nga fshati Gradicë i Komunës së Drenasit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka shprehur ngushëllime familjes Muja.
Komuna e Drenasit ka njoftuar se i ndjeri ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht zyrtarit policor në Drenas, Xhemajl Muja. Ngushëllimet me të sinqerta familjes Muja për humbjen e Xhemajlit”, thuhet në ngushëllimin e kryetarit Lladrovci. /21Media

Back to top button