Vdiq një punëtor në Ferizaj pasi ra nga lartësia

Një punëtor në Ferizaj ka vdekur, pasi i njëjti ra nga një lartësi, përderisa ishte në vendin e punës.
Policia tha se ende nuk dihen rrethanat sesi punëtori ra nga lartësia.
Viktima u dërgua për tretman tek mjeku i afërt, i cili konstatoi vdekjen e tij.
Trupi i pajetë më pas u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës. /21Media