Vdiq një vajzë 7 muajshe në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

Një foshnje 7 muajshe ka vdekur të premten në Fushë Kosovë.

Sipas raportit ditor të Policisë, nëna e viktimës ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button