Vdiq njëri nga ushtarët e plagosur në Indianapolis

Ka vdekur njëri nga ushtarët holandezë e plagosur dje në Indianapolis.
Ai ishte njëri nga tre ushtarët holandezë, të cilët kishin shkuar në SHBA për stërvitje, të njëjtit u plagosën në orët e para të së shtunës.
Sipas Ministrisë holandeze të Mbrojtjes, dy të plagosurit tjerë janë në gjendje të qëndrueshme, janë të vetëdijshëm por, vazhdojnë të qëndrojnë në spital.
Policia beson se të shtënat pasuan pas një trazire të mëparshme në Indianapolis.
Sipas mediave atje, incidenti ndodhi në mëngjes, rreth orës 07:30 të shtunën, jashtë hotelit Hampton Inn në lagjen e qytetit, ku tre ushtarët po qëndronin.
Ndërkaq, nga zyrtarët është bërë e ditur se tre ushtarët ishin jashtë detyrës në kohën kur sulmi ndodhi dhe se familjet janë njoftuar./21Media

Back to top button