Vdiq pasi ra nga ballkoni pas sherrit me burrin, fqinjët e 24 vjeçares thanë se nuk kishin konflikte
24 vjeçarja Anisa Gjini vdiq mbrëmë pasi ra nga ballkoni i banesës, në Durrës. Policia arrestoi bashkëshortin e saj, 31 vjeçarin Alfred Gjini për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Nuk di gjë. Kanë qenë njerëz të mirë. Unë isha në shtëpi kur na erdhi lajmi dje kishte mbaruar çdo gjë. Kanë shkuar shumë mirë. Kanë një fëmijë dhe punonin të dy,” u shpreh fqinja.
Ajo tha se 24-vjeçarja punonte në një fabrikë këpucësh dhe me origjinë janë nga Durrësi.
“Dolëm, atë e mori burri në makinë për ta çuar në spital. Kanë një çun të vogël. Nuk e dimë nëse kanë pasur konflikte. Kam qenë në nëj damsë bashkë më ata i kam parë shumë mirë. Gruaja punonte në një fabrikë këpucësh. Me origjinë janë nga Gramshi”, tha fqinja.
Motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta./oranews