Vdiq personi që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Ka humbur jetën personi i cili ishte aksidentuar ditë më parë në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Fushë Kosovë / 02.06.2024 – 20:00. Lidhur me rastin, nga familjarët është njoftuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte nën përkujdesje mjekësore ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media