Vdiq piktori e poeti Bislim Aliu

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar vdekjen e piktorit, poetit dhe mësimdhënësit, Bislim Aliu.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Bulliqi ka shprehur ngushëllime për familjen e miqtë e të ndjerit.

Ai më tej u shpreh se si komunë e kanë mbështetur botimin e librit të tij të fundit, por gjendja shëndetësore e tashmë të ndjerit e ka bërë të pamundur prezantimin e tij.

“Profesor Bislimi ishte intelektual i vërtetë, person shumë i dashur e i afërt me të gjithë. Së fundmi si komunë e kemi mbështetur botimin e librit tij të fundit, por gjendja e tij shëndetësore e bëri të pamundur prezantimin e tij. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”, ka shkruar Bulliqi.

Back to top button