Vdiq profesor Idriz Binakaj

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan sonte ka informuar se në moshën 65 vjeçare ka vdekur profesori Idriz Binakaj, i cili ka qenë anëtar shumëvjeçar i kësaj lidhjeje.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i ka shprehur ngushëllimefamiljes Binakaj në Drenoc të Deçanit, me rastin e vdekjes së Profesor Idrizit.
Idriz Binakaj për me shumë së tri dekada ka kryer detyrën e mësimdhënësit të gjuhës dhe letërsisë angleze në Shkollën Fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan, shkollën fillore “Sylë Alaj” në Drenoc, shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, gjimnazin “Kuvendin i Junikut” në Junik dhe së fundmi në shkollën fillore “Isa Boletini” në Isniq.
Ai ka qenë pjese e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës qysh në fillim të viteve ’90 të shekullit XX dhe ka dhënë kontribut të çmuar në luftën për çlirimin e Kosovës. Profesor Idriz Binakaj ka qenë ndër themeluesit dhe mësimdhënësit e parë në shkollën shqipe në Mamurras, shkollë kjo e themeluar në tendat e refugjateve nga Kosova./21Media

Back to top button