Vdiq profesoresha Selvete Hoxha-Krasniqi

Ka vdekur profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Selvete Hoxha-Krasniqi.
Për një kohë të gjatë deri në pensionim ajo ka qenë Zëvendës Drejtoreshë e IKSHPK.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të IKSHPK-së.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Profesoreshës Selvete Hoxha Krasniqi. Profesoresha Selvete ka qenë mësimdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë për dekada të tëra. Ajo ka kontribuar në ngritjen e brezave të tërë të profesionistëve të shëndetësisë në vendin tonë. Për një kohë të gjatë deri në pensionim ajo ka qenë Zëvendës Drejtoreshë e IKSHPK”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button