Vdiq punëtori që u lëndua në vendin e punës në Gjakovë
Një person i cili ka marrë lëndime trupore në vendin e tij të punës të shtunën në një fabrikë të tullave në Gjakovë të dielën, ka ndërruar jetë.
Siç bëhet e ditur nga raporti 24-orësh të policisë thuhet se viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet se për shkak të lëndimeve të rënda në orët e para të së dielës ka vdekur.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.