Vdiq regjisori Vladimir Kasaj
Regjisori i njohur, Vladimir Kasaj është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e regjisorit e kanë bërë të ditur familjarët e i tij përmes rrjeteve sociale.
Sipas familjarëve, Kasaj ka ndërruar jetë për shkak të një Ishemie cerebrale, shkruan oranews.
”Të nderuar të afërm dhe miq, Me trishtim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur, bashkëshortit dhe babait Vladimir Kasaj. Varrimi do të bëhet në orën 14.00 në Sharrë duke u nisur nga agjencia funerale Alba 2000, pranë Medresesë, Rruga e Dibrës 302. Vizitat do te kryhen po pranë kësaj agjencie, ditën e martë date 09/11 nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe 16:00 deri ne 20:00. Familja”, ka shkruar familja Kasaj në rrjete sociale.