Vdiq shqiptari që u qëllua me katër plumba në Greqi

Vdiq në spital shqiptari, që u qëllua pasditen e së dielës (3 tetor) në mes të Athinës.
Viktima që qëllua me katër plumba në kokë dhe në bark, u transportua në gjendje të rëndë, në Spitalin Evangelismos, por nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të rënda.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, ndodhej brenda në bar kur një person ende i paidentifikuar u afrua dhe e qëlloi në kokë dhe në zonën e barkut.
Sipas medieve greke, Agios Panteleimon është një zonë që kontrollohet nga bandat.
Zona pas incidentit u rrethua nga forca të forta policie, me autoritetet në kërkim të provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve për zbulimin e të cilëve janë vënë në ndjekje./OraNews

Back to top button