Vdiq specialisti i Mjekësisë Interne Ibrahim Opoja

 
Ka vdekur specialisti i Mjekësisë Interne në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren Dr.Ibrahim Opoja.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.
Avdaj ka thënë se është përjetësisht falënderues për kontributin që Dr.Ibrahim Opoja ka dhënë ndër vite në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.
“Kurdo që të vdes dua që njerëzit që më kanë njohur të thonë se unë gjithmonë kam shëruar plagë, kam lehtësuar vuajtjet, por se edhe kam qenë rob i detyrës sime fisnike të ndihmoj të sëmuarit. Përjetësisht falënderues për kontributin e dhënë ndër vite në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren”, ka shkruar Afrim Avdaj në Facebook./21Media

Back to top button