Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq tri ditë pas hospitalizimit, Policia e cilëson si “vdekje e dyshimtë”

Policia e Kosovës e ka cilësuar si të dyshimtë vdekjen e një burri në Spitalin Regjional të Gjilanit, tri ditë pas hospitalizimit.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“VDEKJE E DYSHIMTË- Spitali Regjional Gjilan 20.09.2024 – 13:00. Në spital ka ndërruar jetë një person i gjinisë mashkull kosovar, i cili ishte hospitalizuar para tri ditëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button