Vdiq veterani i UÇK-së, Zeqir Shala

Ka vdekur veterani i luftës së UÇK-së, Zeqir Shala nga fshati Vuçak i Drenasit.

Lajmin e ka bërë të ditur sot Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila ka informuar se varrimi i Shalës do të bëhet sot.

“Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Zeqir Shala nga fshati Vuçak i Drenasit. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 22.03.2023, në orën 15:00 në varrezat e fshatit Vuçak. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button