Vdiq veterania e gjeneratës së parë të arsimit në Kosovë

I është dhënë lamtumira e fundit veteranes së parë të arsimit shqip në Kosovë, Drande Mita Tupeci, mbesës së mësuesit të shkollës së parë shqipe Dom Mikel Tarabulluzi.

Drandeja, 96 vjeçare e lindur në vitin 1927 nga dy prindër të arsimuar, ishte mësimdhënëse dhe aktivistet e zellshme në betejën kundër analfabetizmit në Kosovë, e certifikuar edhe nga Ministria e Arsimit të Mbretërisë së Shqipërisë me 1943.

“Zelli për punën dhe dashuria ndaj leximit e mbajtën aktive dhe të kthjellët deri në ditët e fundit të jetës së saj. E si veterane e arsimit, nxori nxënës shembullor, njerëz eminent të artit dhe shkencës”, thuhet në njoftimin për shuarjen nga jeta të veteranes Drande Mita Tupeci.

Ajo ishte dekoruar me medalje presidenciale për vepër jetësore kontribut ndaj kombit dhe shtetit nga ish- presidentja Atifete Jahjaga./21Media

Back to top button