Kaloni te përmbajtja kryesore

Veç dje 126 aksidente në rrugët e Kosovës

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

126 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë të premtes në rrugët e Kosovës.

33 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 93 vetëm me dëme materiale.

Ndërsa, për shkelje të rregullave në trafik Policia të premten ka shqiptuar 1 mijë e 860 tiketa dënimi.

Po ashtu policia ka arrestuar 16 persona, 14 janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 person në ndalim policor./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button