Veç dje 135 aksidente trafiku në rrugët e Kosovës

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

135 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë të të hënës në rrugët e Kosovës.

47 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 88 vetëm me dëme materiale.

Ndërsa, për shkelje të rregullave në trafik Policia të hënën ka shqiptuar 2 mijë e 199 tiketa dënimi.

Po ashtu policia ka arrestuar 32 persona, 24 janë dërguar në mbajtje ndërsa dy persona në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button