Kaloni te përmbajtja kryesore

Veç dje mbi 2 mijë e 100 gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

2 mijë e 185 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së enjte.

Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku 12 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 34 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu policia ka arrestuar 11 persona, 9 janë dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button