Veç dje u shqiptuan mbi 1 mijë e 700 gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
1 mijë e 742 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së shtunë.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, ku 13 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 22 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu policia ka arrestuar 15 persona, 10 janë dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?