“Përpjekje për bindje” – Musa kundër ligjëratave të Gjykatës Speciale në shkolla

(Lajm i përditësuar)


“Përpjekje për bindje” – Musa kundër ligjëratave të Gjykatës Speciale në shkolla

Avokati Skender Musa në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për ligjëratat që u mbajtën nga Gjykata Speciale në një shkollë në Prishtinë.
Ai përmendi faktin se kryetarja e kësaj gjykate në Kosovë është takuar me anëtarë të shoqërisë civile, gjë që sipas Musës një gjë e tillë nuk do të duhej të bëhej nga një kryetar gjykate, bazuar në legjislacionin kosovar.

“Është përpjekje për me i bind nxënësat edhe opinionin kosovar se kjo gjykatë është kah punon drejt, prej 1 në 5 fëmijë nuk dinë për gjykatën, a punon mirë, a ka shqetësime, çka din një nxënës a është tu punu mirë kjo gjykatë a jo”, tha Musa.


“Veç për vota po i dojnë” – Avokati Musa: PDK, AAK e partitë tjera asnjë iniciativë për ish-krerët e UÇK-së

Avokati Skender Musa në emisionin “Click” në RTV21 kritikoi politikën kosovare për mungesë iniciative lidhur me çështjen e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Pesë vite paraburgim, asnjë iniciativë në Kuvend nga deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes, edhe pse e kam ni ish-kryetarin e Kuvendit të thotë se kemi 15 deputetë ose kandidatë për deputetë që kanë qenë anëtarë të UÇK-së, është për t’u habitur”, tha Musa, duke shtuar se nëpër fushata politike po përmenden.

“Veç për vota po i dojnë”, shtoi ai./21Media

Back to top button