Veçantitë e filmit “Illyricvm”, pjesëmarrës 13 aktorë kosovarë

1 min read

Producenti dhe aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu sonte në “21 Gradë” tha se “Illyricvm” është projekti i parë filmik, në të cilin personifikohen ilirët.

Spahiu tregoi se ngjarja zhvillohet në vitin 1936 para lindjes së Krishtit. Ai tha se e veçanta e projektit është pjesëmarrja e 13 aktorëve kosovarë në këtë film.

Spahiu shpreson që filmi do të arrijë shumë larg.

Ndër të tjera, ai zbuloi se grimerja e filmit “Illyricvm” ka qenë grimere e filmave “Game Of Thrones”, “Gladiator” e projekteve të tjera, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, në Bosnjë e Hercegovinë këto ditë ka filluar xhirimet filmi i metrazhit të gjatë “Illyricvm”, i cili është me skenar dhe regji të regjisorit të njohur kroat, Simon Bogojević Narath.

Në këtë film marrin pjesë aktorët e njohur kosovarë: Ylber Bardhi, Labeat Bytyçi, Ilir Prapashtica, Dukagjin Podrimaj, Kushtrim Hoxha, Armend Smajli, Lulzim Bucolli, Bujar Ahmeti, Rina Krasniqi, Ali Demi, Gani Morina, Selman Lokaj.

Filmi është bashkëprodhim në mes të Kroacisë (Kinorama), Kosovës (Buka), Italisë (LaSarraz), BiH (Pro.ba) dhe Sllovenisë (Forum Ljubljana)

Filmi do të xhirohet në Bosnjë e Hercegovinë, Itali dhe Kroaci./21Media