Vedat Bajrami për RTV21 tregon çfarë roli ka në filmin turk

Aktori shqiptar, Vedat Bajrami tashmë është bërë pjesë edhe e kinematografisë turke. Atë së shpejti do e shohim në njërin prej filmave me historinë më të veçantë në Turqi, “ElifAna”.
Në një intervistë për portalin rtv21.tv Vedati ka treguar se në këtë film i është besuar roli i “Mehmetit” një burrë memec i cili bashkë me bashkëshorten e tij “Zekiye” përballen me sfidën e të mos pasurit fëmijë.

Sipas skenarit të filmit, “Mehmeti” dhe “Zekiye” janë çifti i cili veçohet për modernizimin çka e dallon në të gjithë vendin, shkruan rtv21.tv
“Roli im ishte “Mehmeti” me gruan e tij Zekiye karakteri im në film ishte pa zë do të thotë nuk i kishte falur zoti zë dhe bashkë me gruan nuk kishin fëmijë ,në film vetëm unë dhe gruaja ime Zekiye jemi qift modern dhe me te dalluar nga i gjithë vendi ishte një super rol për mua ku pata skenë me “Elif Ana” direkt sepse shkojmë për të kërkuar ndihëm që të kemi fëmijë”, ka thënë Vedati për portalin rtv21.tv
Të luaj me aktorët më të mirë që posedon kinematografia turke për Vedatin pa dyshim se ka qenë përvojë e mirë, ai u shpreh se me pjesëmarrjen e tij në këtë film ndihet i nderuar.
“Ishte përvojë e mirë dhe e madhe të luaj me përmasa gjigante mund të them që nga ana e profesionalizmit e tejkalon konceptin e Hollywoodit”, ka thënë ndër tjera Vedati për rtv21.tv.
Aktorin kosovar, do ta shohim duke luajtur krahë aktorëve si: Aliye Uzunatağan, Kazım Çarman, Ali Sürmeli, CezmiBaskın, Necmettin Çobanoğlu, İlyas Salman, Füsun Demirel, Levent Üzümcü, Orhan Aydın, Turgay Tanülkü, Sermiyan Midyat, Cansu Fırışkuny, Cute, Rıza Sönmez dhe Muhsin Asan.

Vedati ka treguar se përgatitja për këtë film nga produksioni “Life is a Movie”  ka filluar që 11 vjet kurse, tash e katër vite në mënyrë intensive është duke punuar në skenar.
“Elif Ana” është duke u përgatitur nga produksioni “Life is a Movie”  që 11 vite si ide dhe katër vite intensive duke punuar në skenar dhe në jetën dhe veprimtarin e “Elif Anës” që ajo nihet si humaniste bamirëse me një shpirt të madh dhe ndihmëse e vendit dhe njerëzve në përgjithësi, ajo ka qenë edhe grua e fuqishme dhe shërues me një fjalë njihet për shpirtin e saj ashtu siç ishte Nëna Tereza për ne shqiptarët dhe për mbarë botën”, ka thënë aktori.
Gjatë intervistës për rtv21.tv Vedati ka dhënë më shumë detaje për temën e filmit, teksa ka thënë se ky film do prek gjithë njerëzit me temën e  veçantë dhe beson që do jetë një film ndryshe nga gjithë kulturat që jemi mësuar t’i shohim.
“Ky film trajton jetën dhe kohen para 90 viteve për sakrificën që e ka pasur “Elif Ana” dhe njerëzit. në mënyrë perfektë lidhet ngjarja e asaj kohe me fuqinë e bektashive bamirësin e tyre gjithashtu prek temën politike e shoqërore që besoj që do jetë një film ndryshe nga gjithë kulturat që jemi mësuar t’i shohim me një fjalë ky film do prek gjithë njerëzit me temën e saj te veçantë”, ka treguar Vedati.

Gjatë kësaj interviste, Vedati tutje tregoi se si filloi rrugëtimi i tij drejt kinematografisë turkedhe për të qenë pjesë e këtij filmi Vedati ftesën e mori gjatë pandemisë.
“Unë i njoh producentët që një kohë të gjatë e kam mik të mirë aktorin dhe producentin Kazim Çarman thjesht një shok i imi shumë i fuqishëm dhe shumë korrekt unë isha në dijeni për filmin dhe me ftoj gjatë pandemisë për këtë film dhe me njoftoj në detaje u përgatita dhe i erdhi koha të shkoj në Stamboll në konferencë shtypi ku ishin prezent 32 televizione turke, pas jehonës së madhe mediatike unë shkova nga Stambolli për në Kahramanmaraş një vend një ore e gjysmë nga Stambolli atje pash lokacionet e xhirimit së bashku me regjisorët erdhi edhe dita ime e xhirimit unë isha atje për një javë qëndrova në Elbistan në një vend 30 minuta afër Siris do të thotë afër Alepos”, tha ndër tjera Vedati.
Vedati tha se ka marrë premtim që premiera e këtij filmi do shfaqet edhe në Prishtinë./21Media

Back to top button