Vedat Bajrami shkon në Umre, ka një lutje të veçantë nga vendi i shenjtë

Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami ka udhëtuar drejt vendit të shenjtë në Mekë.

Ai ka zgjedhur që gjatë muajt të bekuar të Ramazanit të kryej Umren.

Vedati ka falënderuar Zotin që t’ia ka mundësuar këtë vizitë në vendin e shenjtë.

“Nga vendi i shenjtë i Mekës, pranë Qabes, lutem që Allahu t’ju mbushë zemrat me paqe, shtëpinë me bereqet dhe jetën me shëndet e lumturi. Allahu i pranoftë lutjet tona”, ka shkruar Bajrami.

Back to top button