Vehapi premton investime të vazhdueshme për Rahovecin
“Investime nga buxheti komunal do të ketë në vazhdimësi”
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka inspektuar punimet që janë duke u realizuar në qytetin e Rahovecit dhe në fshatin Retijë.
Projektet e vizituara nga ana e kryetarit Vehapi, kanë të bëjnë me aplikimin e masave të energjisë efikase të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit, punime këto që kanë filluar nga semaforët në rrugën “Selajdin Mullabazi-Mici” dhe kubëzimi i dy rrugëve në fshatin Retijë.
Vehapi u ka thënë banorëve gjatë vizitës së tij se investime nga buxheti komunal do të ketë në vazhdimësi, në çdo pjesë të Komunës së Rahovecit, pasi kjo është mënyra më e mirë që t’u kthehet parat e taksapaguesve me përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme.