Veliaj: Duhet të mësohemi që vendi nuk shahet

“Tirana tani nuk është tranzit, është destinacion”, kjo është krenaria e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Gjëja që më jep më shumë krenari është që sot Tirana nuk është trazit, është destinacion, sot Tirana është referencë”, tha ai në emisionin “N’maje t’Gjuhës me Xherin” në RTV21.

Veliaj tutje u shpreh se nëpër forume flitet për Tiranën.

“E di që një gjërat që ne si shoqëri edhe në Shqipëri edhe në Kosovë duhet me mësu mos me folë keq për vendin tonë. Është vendi ynë. Nuk është përfekt, por është vendi ynë. Unë nuk kam parë kurrë dikë në Izrael, që është vendi me politika më toksike. Por, kur dalin prej atij vendi thonë: Nuk ka si Izraeli është toka e shenjtë. Kështu që ne duhet me mësu që vendi nuk shahet”, tha ai./21Media

Back to top button