Veliu e njoftoi ambasadoren Barisic për prioritet e Ministrisë
Veliu priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Republikën e Kosovës,
Veliu priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Republikën e Kosovës, Daniela Barisic.
Me këtë rast, ambasadorja kroate i uroi ministrit Veliu emërimin e tij si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Në këtë takim, ministri Veliu e njoftoi ambasadoren Barisic për prioritet e MPBAP në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, liberalizimin e vizave, avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë si dy shtete mike kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.
Ndërsa, ambasadorja Barisic pohoi se Ambasada e Kroacisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






