Veliu i shkruan një letër Abdixhikut

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i është drejtuar me një letër të gjatë kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut, ku ka shprehur pakënaqësitë lidhur me zgjedhjet për kryetar dege në Podujevë.
Veliu tha se në krye të degës së LDK-së në Podujevë, është një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu për Ekrem Hysenin.
“Lumir, pse nuk u organizua asnjë takim i Kryesisë së Degës dhe Komisionit për vlerësim të gjendjes ne Dege pas zgjedhjeve? Pse nuk prite një raport për gjendjen në Degë? Pse gjithë ajo nguti e mobilizim që gjatë natës të thirret një kuvend për të zgjedhur një kryetar, pa kryesi?
Po të pyes, sepse përgjigjen në këto pyetje e ke dhënë me vendimin tënd të djeshëm”, ka shkruar Veliu.

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë./21Media

Back to top button