Vëllai i Liridona Ademajt: S’jemi të informuar kush është prokuror i rastit jemi të shqetësuar

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj ka thënë se familja e viktimës nuk është njoftuar nga Prokuroria se cili është prokurori i rastit.
Përmes një postimi në Facebook, Ademaj ka thënë se informacionet e vetme që ka familja janë raportimet në media.
“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media”, ka shkruar ai.
Ademaj ka kërkuar që familja të jetë e informuar, e drejtë e cila sipas tij, u garantohet me ligj./21Media