Vëllai përkujton Liridona Ademajn: Malli shtohet e mungesa jote vërehet çdo moment

Sot bëhet një vit  nga vrasja e Liridona Ademaj. Të dyshuar për vrasjen e saj janë ish bashkëshorti Naim Murseli dhe dy të tjerë. Por edhe pse janë në paraburgim pothuajse që një vit ende nuk është ngritur aktakuzë për ta.

Sot motrën e tij e ka përkujtuar vëllai Leonard Ademaj. Ai ka shprehur dhimbjen që ka ndjerë kur ka marrë vesh se motra e tij nuk jeton më, derisa ka thënë se mungesa e saj vërehet e malli për Liridonen shtohet, përcjell portali rtv21.tv

“Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër. Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment. Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake. Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra. Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja,dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.Nuk do ta harrojmë kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje. Qofsh banore e Xhennetit Motër, të kujtojmë gjithmonë me mallë e dashuri familja Ademaj si dhe djemtë Diar dhe Dion.”, ka shkruar Ademaj./21Media

Back to top button