Vëllai tenton ta përdhunojë motrën

Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të shtunë në Shkodër, Shqipëri.

Një 24-vjeçar, pasi e ka sulmuar fizikisht, ka tentuar ta përdhunojë motrën e tij në Shkodër.

I riu u arrestua, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e rastit.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar ‘Sundimi i ligjit’, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, tha Policia e Shtetit.

Back to top button