Vëllezërit që synojnë të thyejnë rekord me rritje të kungujve viganë

Dy kultivues të kungujve në Britani të Madhe synojnë të arrijnë rekord botëror me rritjen e kungullit më të madh në botë. Ata janë vëllezërit binjakë Paton. Ka më shumë se gjysmë shekulli që ata rrisin kunguj për këtë qëllim.

Këta dy persona vijnë nga Hempshaer i Anglisë, dhe ata janë vëllezër binjakë.

Ata ka më shumë se gjysmë shekulli që bëjnë përpjejke të rrisin kungullin më të madh në botë. E kësaj radhe mendojnë se do t’ia dalin në këtë.

Njëri prej tyre i cili quhet Stjuart Paton, e ka pranuar se rritja e një kungulli të kësaj madhësie është e mundimshme, se ua prishë nervat. Ai ka thënë se punojnë shumë në këtë, dhe shpenzojnë shumë para, por e kanë pasion.

Ai duke qeshur ka thënë se gruaja e tij do të thoshte se po bëjnë festë karibiane me kunguj.

Vëllai tjetër Ian ka thënë se rritjen e kungujve e kanë pasion, edhe pse kjo dikujt mund t’i duket si çmenduri.

Ai ka thënë se mundohen të rrisin kungullin më të madh në këtë planet.

Vëllezërit Paton kanë katër kunguj që po rrisin për sfidën e fitimit të rekordit botëror për kungullin më të madh.

Ata në rritjen e tyre shpenzojnë qindra litra ujë.

Mbesa e Ian, Martha ka thënë se krenohet me gjyshin e saj sepse ai po rritë kungullin më të madh.

Për të rritur kungujt në këtë madhësi kërkohet vetëm mbjellja e një fare, por ky kungull më pas kërkon kujdes të madh, gjë që të dy vëllezërit po e bëjnë që prej muajit prill.

Ata shpresojnë që pesha e secilit kungull të arrijë në 1.500 kg, peshë kjo sa e një veture të vogël.

Sipas librit të rekordeve botërore Guinness, rekordi për kungullin më të madh në botë u arrit në vitin 2023, për kungullin që peshoi 1.246 kg.

Sa i përket vëllezërve Paton, pasionin për rritjen e kungujve më të mëdhenj në botë shpresojnë se do ta trashëgojnë tek gjeneratat e reja./21Media

Klikoni KËTU për ta parë videon

Back to top button