Vëllezërit vjedhin dru në mal, arrestohet njëri prej tyre

 

Dje gjatë mesnatës, në fshatin Nerodime të komunës së Ferizajt, është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti së bashku me vëllain e tij, kanë qenë duke prerë drurë në pyll në mënyrë ilegale.

”Vëllezërit pasi ishin vërejtur kanë ikur  dhe gjatë rrugës nuk iu kanë ndal  njësitit patrullues të cilët edhe i kishin rrezikuar. Vetura për shkak se kishte hyrë në një rrugë të keqe nuk kishte pas mundësit të lëvizte, ngasësi i saj i dyshuari kishte ikur por është hasë vetëm vëllai i tij i cili është arrestuar dhe kishte pësuar disa lëndime nga drutë që i kishte pas të ngarkuara në veturë sasia e të cilave nuk dihet ku edha ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkaq, pas arrestimit të dyshuarit iu është konfiskuar vetura dhe dy motor sharra.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button