Vendi kah zgjedhjet e reja?

Për të tretën ditë më radhë kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth formimit të institucioneve të reja.
Më parë ai kishte thënë se po pret certifikimin e rezultateve për të nisur konsultimet me partitë e tjera për krijimin e institucioneve. Por tashmë në qarqe të ndryshme veçse po përflitet mundësia për zgjedhje të reja.
Ish-diplomati Blerim Canaj thotë se partia e fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosej nuk ka interes të gjej zgjidhje për formim të institucioneve.
Sipas tij, vendi mund të shkojë në dy palë zgjedhje të tjera.
“Po e përjetomë ne bllokadën s’po shohim ndonjë interesim apo përpjekje zgjidhje nga personat komentet që janë të thirrur për këtë po vërehet një far interesim të vazhdohet kjo bllokadë të lodhen qytetarët edhe partitë dhe pastaj të shkojmë në tetor në zgjedhje dhe në dhjetor në zgjidhje këtu është çështja sepse s’po besoj duke pasur parasysh sjelljen e politikanëve kam përshtypjen se ne do të përjetojmë edhe dy palë zgjedhje”, tha Canaj për rtv21
LVV-ja është shprehur e gatshme për bashkëpunim me partitë ish-opozitare vetëm për presidentin derisa këto të fundit kanë deklaruar se tri pozita shtetërore nuk mund t’i takojnë një partie të vetme.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se nëse partitë politike nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për formim të institucioneve brenda afateve kushtetuese vendi shkon në zgjedhje të reja.
Sipas hulumtuesit, Melos Kolshi, zgjedhjet e reja kanë pasoja të rënda për vendin.
“Tash presim certifikimin e zgjedhjeve dhe atëherë nisin afatët… Deputetët janë të detyruar dhe obliguar ta konstituojnë kuvendin pa asnjë bllokim. Për presidentin nëse dështon vendi shkon ne zgjedhje…Zgjedhjet e reja do te ishin te panevojshme dhe të dëmshme”.
Zgjedhjet e 7 qershorit nxorën LVV-në si parti të parë më një rezultat më të ulët se ai i zgjedhjeve të dhjetorit, pasuar nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja. Kjo e fundit është e vetmja parti që zyrtarisht ka vendosur 6 kushte për LVV-në në këmbim të mbështetjes për formimin e institucioneve./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?