Vendimet e qeverisë në detyrë, Cakolli: Kemi dalje nga kuadri kushtetues

(Lajm i përditësuar)
Vendimet e qeverisë në detyrë, Cakolli: Kemi dalje nga kuadri kushtetues
Eugen Cakolli nga KDI, në emisionin “Click” të RTV21 për vendimet të cilat po i miraton qeveria në detyrë me vetëdije, tha se kjo ka të bëjë me dalje nga kuadri kushtetues.
“Në momentin kur kemi institucione që fillojnë të marrin vendime të cilat e dinë që janë të kundërligjshme, atëherë ne po flasim për dalje nga kuadri kushtetues, e në këtë drejtim unë besoj që është e domosdoshme që Gjykata të përfshihet edhe një herë”, tha Cakolli. /RTV21/21Media
Cakolli: Nuk ka legjitimitet më Kurti të rikandidohet
Eugen Cakolli nga KDI, në emisionin “Click” të RTV21 tha se kryministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka më legjitimitet të ri kandidohet për mandatar të qeverisë së re.
“Në kuptimin praktik nuk ka sens që i njëjti kandidat (Albin Kurti) që para 10 ditësh nuk i ka marrë votat në Kuvend pa i marrëveshje tjetër t’i propozohet sërish Kuvendi”, tha Cakolli. /RTV21/21Media
Cakolli: Nga seanca e parë deri më tani kanë qenë metoda të përdorura nga VV
Eugen Cakolli nga KDI, në emisionin “Click” të RTV21 për situatën me të cilën Kosova po ballafaqohet pa qeveri të re, tha se që nga 15 prilli kur ka qenë seanca e parë konstituive deri më tani kanë qenë metoda të përdorura nga Vetëvendosje.
“Besoj që nisur nga seanca konstitutive e nisur më 15 prill, në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, vonesat e qëllimshme dhe shkelja e qëllimshme e kushtetutës, duke e ditur që lënda do të përfundoj në Gjykatë e gjykata do t’i kthej pas. Në mënyrë që të përfshihet edhe vetë gjykata si palë kanë qenë metoda të përdorura nga LVV përgjatë muajve të fundit në mënyrë që të vinë në pikën ku jemi sot”, deklaroi ai. /RTV21/21Media