Kaloni te përmbajtja kryesore

Vendimi i KQZ-së për pezullim, reagon Molliqaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e Partisë Socialdemokrate.

Sipas KQZ-së kjo parti, e ka pasur për obligim që ta mbajë kuvendin zgjedhor deri më 15 dhjetor, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se pezullimi është dashakeqësi për PSD-në.

“Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button