Vendimi i ZRRE-së, Malushaj: Pasojat janë shumë të mëdha, ka biznes që është mbyllë

(Lajm i përditësuar)
Vendimi i ZRRE-së, Malushaj: Pasojat janë shumë të mëdha, ka biznes që është mbyllë
Afaristi, Hamdi Malushaj, në emisionin “Click” të RTV21 për pezullimin e vendimit të ZRRE-së ka thënë se pasojat janë shumë të mëdha, teksa shtoi se ka biznes që është mbyllur për shkak të çmimit të energjisë elektrike.
Ai shtoi se vendimi i ZRRE-së do të bëjë Kosovën jo konkurrente.
“Pasojat janë shumë të mëdhaja, ka biznes unë e di saktë që është mbyllë sepse e ka produktin të bazuar në çmimin e energjisë. Ky vendim krijon pasoja të mëdhaja në zvogëlimin e zhvillimit ekonomik, vendimi i ZRRE-së do të thotë e bënë Kosovën jo konkurrente”, deklaroi ai. /21Media
Malushaj: Duke mos e pranuar vendimin jam bërë i pa dëgjueshëm kokëfortë sikur Albini në dëmin e Kosovës
Afaristi, Hamdi Malushaj, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se pret që çmimi i rrymës do të jetë tre fish më shtrenjtë.
Ai deklaroi se me KEK-un nuk ka kontratë, sipas tij ata i ka dërguar kontratë me shpenzimeve.
“E kemi pritur tre fishin edhe ka me ndodhë sigurt, e sigurt është por është kjo pjesa e zhurmës, e frikës edhe ekëtynne. Unë kam marrë prej KEK-ut, unë skam kontratë me ta nuk kam bërë kontratë, nuk e di ku e kan marrë mundësinë ata mem qu pa kontratë shpenzime, skam kontratë. Ata më kanë thirrë, nuk ju kam përgjigjë, duke mos e pranuar vendimin duke e ditur që nuk duhet mu marrë ky vendim edhe jam bërë i pa dëgjueshëm kokëfortë sikur Albini në pjesën e vetë në damin e Kosovës, unë jam bë në damin e biznesit tem”, tha ai. /21Media