“Vendimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës mund të ulë prodhimin dhe numrin e punëtorëve”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka deklaruar se e ka pritur me shqetësim të madh, paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.
Në reagimin e lëshuar për media DhTIK bën të ditur se ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje tek prodhuesit vendor.
“Rritja e sërishme prej 15%, po ndodh vetëm dy vjet pasi një rritje e tillë ishte bërë nga ZRRE-ja dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme tek bizneset. Një ngritje e tillë e çmimit, e bënë sektorin privat në Kosovë më të pafavorshëm ndaj konkurrencës që vjen nga jashtë dhe kjo mund të përcillet me pasoja të tjera, siç janë: ulja e prodhimit dhe e numrit të punëtorëve”, ka thënë DhTIK.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?