Vendimi për certifikimin e rezultateve, KQZ: Jemi në pritje të Gjykatës Supreme

Mbi gjashtë javë janë bërë që prej kur u mbajtën zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe ende nuk ka ndonjë certifikim të rezultateve.

Për këtë situatë Gjykata Supreme ka pasur afat pesë ditë për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike, ndërsa sot ata janë në ditën e tretë.

Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhje, Valmir Elezi në një deklaratë për RTV21 thotë se procesi zgjedhor është aktualisht në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025.

Back to top button