Vendosen gurthemelet për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër

(Lajm i përditësuar)
Kurti i përgjigjet BE-së për urat: Ata që kanë dilema le t’na kontaktojnë
Ambasadat e lidhur me ndërtimin e urave mbi Ibër kanë kërkuar që kryeministri në detyrë ALbin Kurti të mos marrë veprime të.
Pas vendosjes së gurthemelit të urave Krti tha se të gjitha veprimet po i bëjnë në përputhje me planet dhe në bazë të ligjit.
“Unë jam kryeministër i Kosovës. Këta janë ministra të Kosovës. Janë kryetar të Komunave të Kosovës. Gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona, sipas ligjit dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Kurti.
“Ata që kanë dilema, lirisht mund të na kontaktojnë dhe ua shpjegojmë me përpikmëri dhe durim”, ka thënë Kurti
Kurti: Urat inaugurohen në vjeshtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vendosi kurthemelet e ndërtimit të dy urave, në të dyja anët e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë
“Së shpejti në vjeshtë do ta inaugurojmë si përmbyllje të punimeve”, tha ai.
“Jemi shumë të gëzuar sepse përfitojnë të gjithë qytetarët”, tha Kurti.
Këtë, ai tha se e bëjnë për të treguar “përkushtimin tonë që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime”.
Më tej, ai foli për dimensionet e të dy urave.
“Këto dy ura të cilat janë në të dyja anët e urës kryesore mbi Ibër, njëra prej tyre do të jetë edhe për automjete e këmbësorë, ndërkaq tjetra do të jetë vetëm për këmbësorë. Ajo që do të jetë për automjete dhe për këmbësorë është e gjatë 51 metra, është e gjerë 10 metra, me ç’rast nga 1.5 metër trotuar i ka në të dy anët. Ndërkaq kjo ku jemi tash këtu, do të jetë vetëm për këmbësorë, me gjatësi 41 metra, ndërkaq gjerësi 37 metra. Mbi lumin Ibër gjithsej janë 77 ura, në tri shtete: në Mal të Zi, në Republikë të Kosovës dhe në Serbi”, tha ai.
Vendosen gurthemelet për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër
Punimet për ndërtimin e urave në lumin Ibër kanë filluar. Në vend ngjarje bagerë shihen se kanë filuar punët derisa i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka hedhur gurthemelin.
Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit, u njoftua për agjendën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Aty u bë e ditur se në orën 17:00 do të vendoset gurthemeli i urës për kalimin e veturave mbi Ibër, ndërsa pak më vonë do të vendoset gurthemeli për urën për kalimin e këmbësorëve.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh Kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, marrin pjesë sot në vendosjen e gurthemeleve të dy urave të reja mbi lumin i Ibër në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut”, thuhet në njoftim./21Media