Vendoset gurthemeli i stacionit të ri policor në Zubin Potok

Sot në Zubin Potok, me një ceremoni solemne u vendos gurthemeli për ndërtimin e stacionit të ri policor.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe ministri i mbrojtjes në detyrë, Xhelal Sveçla.
Ai tha se ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
“Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë. Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tone”, ka shkruar Sveçla./21Media