Vendosni gomat e dimrit nga 15 nëntori në të kundërtën gjobiteni

Nga data 15 nëntori të gjithë shoferët obligohen që të bëjnë ndërrimin e gomave nga ato të verës në të dimrit e përdorimi i tyre do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2025.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje që të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore.
Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore./21Media