​“Veproni sa më shpejtë…”, Kuka me thirrje direkte për KOK-un dhe MKRS-në

Trajneri më i mirë në botë për sportin e xhudos, Driton Kuka vazhdon të bëjë thirrje për përkushtim më të madh ndaj sportit nga ana e shtetit, por edhe nga federatat sportive.

Në një reagim të tij të fundit në “Facebook”, ai iu është drejtuar Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës që të forcohen kriteret për ata që duan të përfitojnë nga Ligji i Sponzorizimit duke bërë kështu që mjetet e gjeneruara nga ky ligj të shkojnë tek sportistët vendor.

Ky është postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Për mbramje të mirë …

Kriteret e vendosura në MKRS dhe KOK për vlerësimin e rezultateve për Kategorizim duhet aplikuar edhe tek ligji i Sponsorisimit!

Ka ardh koha ky ligj të plotësohet me akte nënligjore dhe mjetet të shkojnë tek sportistët që janë interes nacional!

Është ardh koha që këto mjete të investohen ku duhet,tek sportistët tanë vendor e jo ndryshe!

Të krijohen kriteret sa e kush mund të marr paga nga këto mjete por gjithmonë për sportistë vendor e trener vendor!

Veproni sa më shpejt sepse shumë çka spo shkon si duhet.

Back to top button