“Vera andrron detin” do të shfaqet në Festivalin e Filmit ‘New Horizons’

Shumë kinematografe shqiptare kanë lënë gjurmë në skenat më të mëdha të filmave në botë.
“Vera andrron detin” do të prezantohet në një program të kuruar me përpikëri që fokusohet në Kosovë në edicionin e 22-të të festivalit të filmit Neë Horizons këtë korrik.
Faqja zyrtare e filmit e cilëson padyshim si një sukses të radhës për gjithë ekipin e filmit të shumë çmimeve.
“Skena e filmit në Kosovë ka kaluar një dekadë të mrekullueshme. Shumë tregimtarë kinematografikë, veçanërisht femrat, kanë debutuar me sukses me vepra që ofrojnë një vështrim tjetër të vendit tonë në krijim. Jemi shumë të kënaqur që “Vera Dreams of the Sea” do të prezantohet në një program të kuruar me përpikëri që fokusohet në Kosovë në edicionin e 22-të të festivalit të filmit New Horizons këtë korrik”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button