”Vera Andrron Detin” me mesazh falënderues për të gjithë mbështetësit

Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit “Vera Andrron Detin” ka bërë një postim falënderues duke treguar se tre muaj pas premierës kanë fituar një sërë çmimesh.
“Kanë kaluar vetëm tre muaj nga premiera jonë në La Biennale di Venezia . Që atëherë, ne kemi pasur premierë në shumë vende në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore dhe Azi, duke fituar katër çmime”, thuhet në postim.
Ata gjithashtu kanë falënderuar të gjithë për mbështetjen e jashtëzakonshme që e kanë ofruar për filmin e tyre, gjë e cila do të thotë shumë për ekipin.
“Gëzuar festat dhe shihemi vitin tjetër! 2022 jemi gati!”, thuhet në fund.
E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazisë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi./21Media

Back to top button