“Vera andrron detin” shfaq premierën në Londër

Filmi i gjatë artisitk “Vera andrron detin” i regjisores Kaltrina Krasniqi, do të shfaqë premierën britanike në edicionin e 74-t të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Edinburg të Londrës. Premiera do të jetë pjesë e “The Chamber”, dedikuar “Quality arthouse for the culturally curious” dhe do të shfaqet në gjuhën shqipe.
Ndërsa, ndër pesë filmat nga katër kontinente, në Institutin e Arteve Bashkëkohore të Londrës – ICA, siç informoi sot Qendra Kinematografike e Kosovës do të shfaqet premiera e filmit debutues “Në kërkim të Venerës” i regjisores Norika Sefa.
Në kinemanë e ICA-s, “Në kërkim të Venerës” do të jetë pjesë e serisë Summer Exclusives, seri kjo e cila ekspozon gjerësinë dhe ambicien e gjuhëve të reja kinemase botërore.
““Në kërkim të Venerës” poashtu nuk është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar dhe përmes Summer Exclusives, audienca do të ketë mundësinë që ta zbuloj atë përmes ekranit të kinemasë së ICA-s.”, bëri të ditur QKK.
Që të dy filmat janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe deri më tani, “Vera andrron detin” ka shfaqur premierën botërore në Festivalin e Filmit të Venedikut dhe ndër shumë çmime në festivale të ndryshme, ka fituar çmimin Grand Prix të Tokios. Ndërsa, “Në kërkim të Venerës”, në mesin e shumë festivaleve dhe çmimeve, ka shfaqur premierën në Festivalin e Roterdamit, ku edhe është shpërblyer me çmimin special të jurisë./21Media

Back to top button