Vera Ora komenton bashkëpunimin e Ritës me Yllin: Kam qejf kur Rita bën gjëra të tilla

Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, në emisionin “Bon Bon” në RTV21 ka folur edhe për bashkëpunimin që e bija ka bërë me këngëtarin nga Kosova, Yll Limani.

Ajo tha se po i pëlqen ky bashkëpunim.

“Ka qenë befasi edhe për ne… ka pasur dëshirë me e bërë në një mënyrë tjetër, mirëpo ka dalë shumë e bukur kënga”, tha Vera Ora.

Shtoi se i pëlqeu shumë versioni i Yllit, derisa nuk hezitoi të shprehë lumturinë për këtë projekt të Ritës.

“Unë kam qejf kur Rita bën gjëra të tilla”, tha Vera.//RTV21/21Media

Back to top button