Kaloni te përmbajtja kryesore

Vera sivjet në Kosovë me temperatura rekorde

Jemi në muajin e fundit të stinës së pranverës dhe temperaturat maksimale po e kalojnë mesataren e vjetëve tjera, kështu ka thënë Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) për portalin rtv21.tv.
Aliu ka treguar se temperaturat maksimale gjatë verës parashihen të regjistrohen në intervalet 37-40 gradë Celsius.
“Sipas parashikimeve afatgjata që dijnë të jenë edhe relative, vera e 2022 do të jetë me më shumë ditë dhe netë tropike. Muajt më të nxehtë si zakonisht do të jenë korriku dhe gushti, ku temperaturat maksimale parashihen të regjistrohen në intervalet 37-40 gradë Celsius”, ka thënë për rtv21.tv. koordinatori dhe Parashikues i Moti, Besim Aliu.
Ndërsa, sipas Aliut reshje në formë stuhish parashihen në ditët vijuese.
“Jemi në deficid të reshjeve, sidomos rrafshi i Kosovës, deri sa në pjesën jugperendimore, situata është më pak alarmante”, ka thënë Aliu.
E sa i përket kulturave buqësore moti i muajit maj ka bërë që të ngecin mbrapa.
“Muaji maj ka bërë që shum kultura bujqësore të ngecin mbrapa, sidomos kultura e grurit, kur dihet se faza e korrjeshirjes në disa pjesë të Dukagjinit fillon në fund të qershorit, kjo si pasojë e mungesës së reshjeve”, ka thënë Aliu nga IHMK.
Në korrik të vitit 2007 ishin regjistruar temperaturat maksimale në Kosovë me 39-40 gradë Celsius, por sipas Aliut ka pasur edhe vjet të tjera ku temperaturat maksimale kanë zgjatur me shumë ditë me vlera 37-38 gradë Celsius./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button