Vërshime në fshatin “Fortesë” në Rahovec
Si rezultat i reshjeve të vazhdueshme të shiut që nga dita e djeshme, në fshatin “Fortesë” në komunën e Rahovecit kanë ndodhur edhe vërshime.
RTV21 ka siguruar disa pamje ku shihen se rrugët janë të mbushura me ujë.
Ndërkohë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje shiu, duke e përfshirë tërë territorin e vendit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?